top of page

Varshave  dhe Krakov  

4 Ditë

Detajet e turit

Dita e Parë:

Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 08.25. Mbrritja në 10.35. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.

 

Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë panoramike e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë - Tiranë. Nisja më 12.00 dhe Mbrritja në Tiranë më 13.50.

 

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Varshavë dhe Krakovë - Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

 

OPSIONALE 


Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka ( 35 €/person)

 

Kujdes:

Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

 

Kujdes: Cmimi i paketes eshte i  ndryshushem  pasi pasi  eshte i lidhur ne kohe reale me kompanine e fluturimit/ Cmimin e sakte e kemi ne momentionm e rezervimi/ Pagesa e bere eshte e pa  kthyshme/

 

=============

Udhëtim në Varshavë dhe Krakov

DATAT E NISJEVE

Nisja: 20-04-2025

Çmimi Total  -  685€  per  dy  persona   akomodim ne dhome  dyshe

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page