top of page

Jordani

Jordani

Udhetim ne Jordani
4 - 9 Qershor

Udhetim ne Jordani
4 - 9 Qershor , 6 dite nga 1290 €/person
Oferte per rezervime te shpejta brenda dates 15 mars: 1150 €/person
======
Fluturimi Shqipëri – Jordania
Nisja nga Tirana Airport (TIA) – 06:25. Mbërritja ne Amman 16:35 .

Fluturimi Jordania– Shqipëri
Nisja nga Amman 14:00. Mbërritja në Tiranë(TIA) 17:20.

PROGRAMI

Dita 1: Mbërritja në Amman

Nisja nga Tirana në 06:25 dhe mbërritja në Amman në 16:35. Takimi dhe asistenca në Aeroportin “Queen Alia” nga partnerët tanë dhe transferimi në Amman. Akomodimi në hotel në Amman.

Dita 2: Amman – Madaba – Nebo – Kerak – Petra

Pas mëngjesit do të vizitojmë Madaba, një qytet i vogël, por një nga pikat më të rëndësishme të turizmit fetar, i njohur si “Qyteti i Mozaikëve” për mozaikët Bizantinë dhe Umayyad. Do të vazhdojmë drejt Malit Nebo, ku do të mahniteni me pamjen që Moisiu pa Tokën e Premtuar, ku më pas vdiq dhe u varros. Koha e lirë për drekë, e cila mund të konsumohet në një nga shtëpitë tradicionale jordaneze, të shndërruara në restorante familjare me gatime tipike vendase. Pas drekës nisja për në Petra. Mbërritja në Petra dhe akomodimi në hotel.

Dita 3: Dita e plotë në Petra – Wadi Rum

Pas mëngjesit do të fillojmë vizitën në Petra, qyteti antik dhe thesari kombëtar i Jordanisë. Petra është trashëgimia e Nabataeans, një popull arab që u vendos në Jordaninë Jugore më shumë se 2000 vjet më parë. E njohur për arkitekturën masive dhe sistemin kompleks të digave dhe kanaleve të ujit, Petra është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga Shtatë Mrekullitë e Reja të Botës. Më pas vazhdojmë për në Wadi Rum, i njohur si “Lugina e Hënës”, një vend magjepsës që pret të zbulohet. Shijoni një tur me Jeep 4x4 përmes shkretëtirës, me ndalesa në tendat e beduinëve për një çaj tradicional. Darka dhe akomodimi në Kampin e Shkretëtirës (Tenda Deluxe).

Dita 4: Wadi Rum – Deti i Vdekur - Aqaba

Pas mëngjesit, nisja per ne Aqaba,porti i vetëm i Jordanisë i cili ofron plazhe me ujëra të kristalta në Detin e Kuq. E pasur me histori, Aqaba është porta hyrëse për qytetin antik të Petres dhe shkretëtirën magjike të Wadi Rum. Pas vizites ne Aqaba do te vazhdojme udhëtimin drejt pikës më të ulët të Tokës, në Detin e Vdekur. Ky është një destinacion natyror unik, me ujërat e tij super të kripura dhe baltën kurative. Shijoni një banjë relaksuese dhe përfitoni nga vetitë shëruese të baltës minerale. Darka dhe akomodimi në hotel pranë Detit të Vdekur.

Dita 5: Deti i Vdekur – Jerash – Amman

Pas mëngjesit, vizitë në Jerash, një nga monumentet më të mëdha dhe të mirë-ruajtura të Perandorisë Romake, ku ndikimet greko-romake ndërthuren me ato orientale. Më pas, vazhdojmë për në Amman, kryeqyteti i Jordanisë, një përzierje e së vjetrës me të renë. Vizitë në Citadel, një vend i lashtë arkeologjik me mbetje romake, bizantine dhe islamike, si dhe në Teatrin Romak që daton nga shekulli i II pas Krishtit. Kthimi në hotel në Amman për darkë dhe akomodim.

Dita 6: Amman – Aeroporti i Ammanit për shopping

Paradite e lirë për shopping dhe për të vizituar pjesën moderne të qytetit. Nisja për në aeroport në 14:00. Fluturimi për në Tiranë në 17:20.

Përfshihen në paketë
• Fluturimi V/A me avion (1 çantë deri 8 kg)
• Transporti me autobus gjatë gjithë turit
• Akomodim:
• 2 netë në Amman me mëngjes dhe darkë (hotel 4*)
• 1 natë në Petra me mëngjes dhe darkë (hotel 4*).
• 1 natë në Wadi Rum me mëngjes dhe darkë (Kamp Deluxe)
• 1 natë në Detin e Vdekur me mëngjes dhe darkë (hotel 4*).
• Biletat e hyrjeve në muze dhe monumente sipas programit.
• 2 orë tur me 4x4 në Wadi Rum.
• Ujë mineral gjatë gjithë turit
•Viza turistike për Jordaninë.

Nuk përfshihen në paketë:
• Shpenzime personale
• Drekat
• Bakshish per guiden dhe shoferin (rreth 5 euro/person/dite)
•Gjithçka që nuk përmendet te “Në paketë përfshihen”.

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page