top of page

Udhëtim në  PRAGE

4 dite - udhetim direkt

 

Detajet e turit

 

Dita e Parë: 

Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më  10.35 - Mberritje në Pragë më 12:45.  Transferimi për në Pragë, Shëtitje e lirë në qytet. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë:  

Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt

Mëngjesi në Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 13.20 - Mberritje në Tiranë më 15.15. 

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

SHENIM/ cmimet jane te  ndryshueshme pasi jane te lidhura ne kohe reale me kompanine e fluturimit  , ndaj  cmimin e sakte do e kemi ne momentin qe behet rezervimi .

=====================

Udhëtim në Pragë

DATAT E NISJEVE , cmimi per  dy persona

Nisja: 04-02-2025

Çmimi Total  -  632€   per  dy persona

Nisja: 18-02-2025

Çmimi Total  -  640€   per  dy persona

Nisja: 07-03-2025

Çmimi Total  -  664€   per  dy persona

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page