Udhetim në Disneyland dhe Paris
4 dite direkt nga Tirana
Detajet e turit
Dita e Parë:
Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06:55. Mbrritja në Paris në 09:50. Vizitë Panoramike e Qytetit, Galerite Lafajet ,Kopshti i Luksemburgut, Opera Garnier , Champs - Elysees, Kopshti I Panteonit. Pasdreke Vizitë në lagjen Moderne te Parisit, La Defense. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Nisja ne drejtim te Kulles Eiffel, Vizitë ne Kullën Eiffel ne katin e dyte, Shetitja me anije ne Lumin Seine. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Assemblee Nationale, Pallati i Invalideve, Varri i Napoleonit. Vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja ne Drejtim te Parkut te madh te Disneyland Paris ,ku vizitohen te dy parqet e parkut . E gjithe dita i përkushtohet Parkut te madh te Disneyland Paris. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Aeroport . Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 10:05 . Mbrritja në Tiranë në orën 12.40.
Shënim: Hoteli ku kryhet akomodimi për të gjithë grupet është ibis Orly Chevilly
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Hyrja në Parkun Disneyland. (ku perfshihet hyrja ne te dyja parqet 1-Disney Land Paris dhe 2- Walt Disney dhe lojrat)
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
OPSIONALE
1. Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 7 euro)
2. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €25 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 15 euro)
3. Lundrimi në Lumin Seine kushton €18 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 10 euro)
4. Ngjitja ne Kullen Eiffel , kati i dyte me ashensor €28 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 18 euro)
Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit duke i shtuar si opsionale ne rezervim.
Dita e hyrjes ne atraksione mund varioj ne varesi te disponueshmerise!
Paris dhe Disneyland
Shtesa
Zgjidhni extra për t`iu shtuar paketës tuaj!
Hyrje ne Muzeun e Louvre 25 euro pp ( 50 € Total )
Lundrimi ne Lumin Seine ( 36 € Total )
Ngjitje ne Kullen Eiffel -kati i 2 me ashensor ( 56 € Total )
SHENIM/ cmimet jane te ndryshueshme pasi jane te lidhura ne kohe reale me kompanine e fluturimit , ndaj cmimin e sakte te pakestes do e kemi ne momentin qe behet rezervimi .
DATAT E NISJEVE
Nisja: 10-04-2025
Çmimi Total - 1058€ , per dy persona
Nisja: 25-04-2025
Çmimi Total - 1098€ , per dy persona
Nisja: 18-05-2025
Çmimi Total - 1138€ , per dy persona

