-
𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏-𝐌𝐀𝐓𝐊𝐀-𝐎𝐇𝐄𝐑
-
(2 Ditë |1 Natë)
-
𝐂𝐦𝐢𝐦𝐢: 59€/person.
-
-
Data e udhetimit :
-
-
19-20 , 26-27 Prill
-
-
Ky ekskursion 2-ditor fillon me një ndalesë të këndshme në Strugë, ku do të shijoni pamjet piktoreske të Grykëderdhjes së Drinit të Zi dhe do të eksploroni pedonalen e bukur të qytetit. Më pas, rrugëtimi vazhdon drejt Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, ku do të vizitoni Kopshtin Zoologjik (opsionale) dhe më pas do të shëtisni në zonën historike dhe kulturore të qytetit. Do të kaloni nëpër Çarshinë e Vjetër, Sheshin e Maqedonisë, Ura e Gurit dhe do të ndaloni te Shtëpia-Muze e Nënë Terezës, duke zbuluar trashëgiminë e pasur të qytetit. Pas një mbrëmjeje të lirë në restorantet tradicionale, do të akomodoheni në një hotel në qendër të Shkupit.
-
Dita e dytë nis me një aventurë natyrore në Kanionin Matka, një nga mrekullitë natyrore të Maqedonisë së Veriut. Do të keni mundësinë të bëni një shëtitje me varkë në kanion dhe të eksploroni Shpellën Vrelo, një nga shpellat më të thella nënujore në botë (opsionale). Pas kësaj, udhëtimi vazhdon drejt Ohrit, qytetit të njohur për historinë dhe bukuritë e tij natyrore, ku do të keni kohë për të eksploruar dhe shijuar një drekë të qetë buzë liqenit.
-
Eksperienca përfundon me kthimin në Shqipëri, duke marrë me vete kujtime të paharrueshme nga një udhëtim i pasur me kulturë, histori dhe natyrë mahnitëse!
-
-
Përfshihet në paketë:
-
Transporti vajtje-ardhje me automjet komod
-
Akomodimi në hotel
-
Mëngjesi
-
Guida shoqëruese gjatë gjithë udhëtimit
-
Vizitat sipas programit
.
Itinerary
Dita 1 Tirane-Struge-Shkup
Nisja
-
Tirana: Ora 06:00 (Universiteti Logos, përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)
-
Durrësi: Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
-
Elbasani: Ora 06:45 (Kryqëzimi i Cerrikut)
Ndalesë për kafe dhe pushim gjatë rrugës.
Kalimi i kufirit në doganën e Qafë Thanës dhe udhëtimi drejt Strugës.
Vizita në Strugë
-
Eksplorim i Grykëderdhjes së Drinit të Zi, një nga pikat më piktoreske të qytetit.
-
Shëtitje në pedonalen pranë lumit, duke shijuar atmosferën e qetë dhe pamjet natyrore mahnitëse.
Vazhdimi i udhëtimit drejt Shkupit
Konsumimi i drekës .
Vizitë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit (opsionale, hyrja 1.5 €/person)
-
Një nga kopshtet zoologjike më të vjetra dhe më të mëdha në Ballkan, me shumëllojshmëri kafshësh.
Akomodimi në hotel në qendër të Shkupit.
Vizitat e pasdites në Shkup
-
Sheshi Skënderbej – Zona shqiptare e qytetit me mozaikun historik.
-
Çarshia e Vjetër – Një nga çarshitë më të vjetra në Ballkan, e mbushur me arkitekturë tradicionale, dyqane artizanale dhe tregje lokale.
-
Shatërvani Olimpia – Statuja e nënës së Aleksandrit të Madh.
-
Ura e Gurit – Një simbol historik i Shkupit, që lidh qytetin e vjetër me atë modern.
-
Sheshi “Maqedonia” – Me statujën monumentale të Aleksandrit të Madh.
-
Shtëpia-Muze e Nënë Terezës – Për të zbuluar më shumë rreth jetës dhe veprës së saj.
Mbrëmja e lirë për darkë në restorantet tradicionale të qytetit
Dita 2 Matka-Oher-Tirane
Konsumimi i mëngjesit në hotel.
Eksplorimi i Kanionit Matka
-
Një nga atraksionet natyrore më të bukura të Maqedonisë së Veriut.
-
Opsionale: Shetitje me anije në kanion dhe vizitë në Shpellën Vrelo, një nga shpellat më të thella nënujore në botë (10 €/person opsionale ).
Udhëtimi drejt Ohrit
Vizitë në qytetin historik të Ohrit
-
Shëtitje përgjatë liqenit të Ohrit, një nga më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë.
-
Eksplorimi i rrugicave me kalldrëm dhe monumenteve historike.
-
Kohë e lirë për drekë në një nga restorantet buzë liqenit.
Nisja drejt Shqipërisë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në Tiranë & Durrës në orët e mbrëmjes.
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME :
Rezervimi i vendeve të para: 10€
Vendet e dyta: 5€
Vendet e tjera rastësore në nisje
Politikat për Fëmijët
Fëmijët 0-2.99 vjeç – Pa pagesë (pa të drejtë vëndi në autobus).
Fëmijët 3-6.99 vjeç – Paguajnë 50% të çmimit të paketës (akomodimi në një dhomë me dy të rritur).
Fëmijët mbi 7 vjeç – Paguajnë çmimin e plotë.
Detaje të tjera :
• Pasaporta (me vlefshmëri 3 muaj nga data e skadencës) ose karta e identitetit e vlefshme për kalimin në Maqedonin e Veriut .
• Per fëmijet nën moshën 18 vjec nëse nuk jan të shoqëruar nga të dy prindërit duhet të jenë të pajisur me prokurë .
• Akomodimi në dhomë teke(Single) ka kosto extra +30 €.
• Për realizimin e këtije udhëtimi numri minimal i pjesmarrësve është 20 .
• Agjensia nuk mban përgjegjësi për prishje të automjetit deri në 3 orë,pas kësaj ore nëse automjeti nuk rregullohet apo zëvëndësohet agjensia ju rimburson 35% të cmimit të paketës.
• Nëse mbeteni të kënaqur nga shërbimi i guidës dhe i shoferit mund të lini një shumë simbolike në formë bakshishi.
Price Includes
-
Transporti vajtje-ardhje
-
Akomodimi në hotel
-
Mëngjesi
-
Vizitat sipas programit
-
Guida, shoqerues shqiptar
-
Price Excludes
-
Drekat dhe darkat
-
Shëtitja me anije në Liqenin Matka opsionale (10€/person)
-
Bileta e hyrjes ne Kopshtin Zologjik opsionale (1.5€/person)
-
Gjithcka që nuk përmendet në rubrikën përfshihet
