top of page

VTI I RI NE ITALI

Viti i Ri 2025 ne Rome dhe Firence - 4 dite

VTI I RI  NE  ITALI

Viti i Ri 2025 ne Rome dhe Firence - 4 dite fillon nga 338 euro person
Detajet e turit

Dita e Parë:
Nisja nga Tirana me avion për në Pisa. Nisja më 06.50. Mbrritja në Pisa më 08.40. Transfertë nga Aeroporti në qytetin e Pizës. Vizitë e shkurtër në Piza. Transferta për në Firence. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Nisja për në Romë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Mbrritja në Romë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Romës si: Piazza Del Popolo, Via Del Corso, Fontana Di Trevi, Vazhdon vizita në Romë: Pantheon, Piazza Venezia, Piazza Di Spanja, Piazza Navona dhe Koloseum. Fjetje në hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Sheshi San Pietro, vazhdon vizita ne Vatikan ku vizitohet dhe Muzeu i Vatikanit dhe Kështjellën San Angelo. Transfertë ë Aeroportin e Romës. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja në orën 23.50. Mbrritja në Tiranë në 01:20.

Kujdes:
Nisja më datë 29 Dhjetor është Tiranë Romë dhe kthimi sipas programit. Nga Roma shkoht ne Pisa për të vazhduar programin.

Nisja: 29-12-2024
Çmimi Total fillon nga - 675€ per dy persona

SHENIM: Cmimet mund te ndryshojne ne cdo moment ne vartesi te biletave te avioneve/ Cmimi i sakte do meret ne momentin e rezxervimit.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tirane - Rome - Pisa - Tirane
2. Transfertat dhe te gjitha shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodim në hotel.Ne Firenze dhe ne Rome.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

bottom of page