Udhëtim në Budapest
4 dite - udhetim direkt
Detajet e turit
Dita e Parë:
Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më 21:35 - Mbrritje në Budapest më 23:10. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi nëHotel. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Szentendre dhe Vishegrad. Transfertë në aeroportin e Budapestit. Fluturimi direkt Budapest - Tiranë. Nisja më 19.30 - Mberritje më 21.00.
Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel me 3 yje.
4. Mëngjeset sipas programit
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Kujdes : cmimet jane shume te ndryshushem se jan e te lidhura me kompanine e fluturimit dhe ndryshojne ne vartesi te cmimit te momentit te biletes, nda cmimi sakte do meret ne momentin qe behet rezervimi.Pagesa e bere do jete e pakthyshme .
Udhëtim në Budapest
DATAT E NISJEVE
Nisja: 14-03-2025
Çmimi Total - 652€ per dy persona akomodimi ne dhome dyshe
Nisja: 28-03-2025
Çmimi Total - 628€ per dy persona akomodimi ne dhome dyshe
Nisja: 11-04-2025
Çmimi Total - 631€ per dy persona akomodimi ne dhome dyshe