4 ditë- direkt nga Tirana
AMSTERDAM ME AVION - 4 DITË €419
Vizitohet: Amsterdam, Utrecht, Volendam, Zaandam, Zaanse Schans
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:55-09:55 Eindhoven
Kthimi: Eindhoven 10:40-13:10 Tirane
Detajet e turit
Dita e Parë :
Fluturimi direkt Tiranë - Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:55.Transferimi me Autobus në Utrecht.
Ndalesë per konsumim drekë dhe vizitë në qytetin e Utrecht-it. Qëndrim i lirë ku do të kemi mundësinë edhe për shooping në qendër tregtare.
Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e parë.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Nisja herët nga Amsterdam për në Volendam (rreth 30 minuta me autobus) ku do të eksplorojmë fshatin e peshkatarëve Volendam dhe të provojmë pjatat lokale. Volendam gjithashtu është i njohur për mundësinë e fotografive në kostume tradicionale holandeze dhe për të parë varkat tradicionale në portin e tij të bukur.
Vazhdimi i udhëtimit për në Zaandam për të vizituar Zaanse Schans, një fshat muze me mullinj ere dhe shtëpi tradicionale holandeze. Zaandam gjithashtu ofron një atmosferë të bukur me kanale dhe shtëpi historike, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për ata që duan të përjetojnë kulturën dhe historinë holandeze.
Kthim ne hotel, fundi i shërbimit për ditën e dytë.
Dita e Tretë:
Pas konusmimit të mëngjesit, itinerari vijon me vizitën në fabrikën e birrës Heineken.
Pas përfundimit te vizitës në eksperiencën Heinekein, sipas dëshires sugjerojmë shëtitjen me anije përmes kanalave të Amsterdamit. Ku numërohen 165 kanale të cilët janë rreth 100 km të gjatë.
Vazhdojme vizitat ne Musemplein, ku do te vizitojme pikat kryesore turistike si Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum dhe pas përfundimit në sheshin e muzeve, do të drejtohemi drejt sheshit kryesor të qytetit, Dam Square.
Qëndrimi do të jetë i lirë, ku do të kemi mundësi të shohim kanalet e Amsterdamit, Red Light District si dhe sipas deshirës sugjerojmë të vizitoni shtëpinë-muze të Anne Frank , Madame Tussauds Amsterdam (Keto vizita jane opsionale).
Nisja drejt stacionit qëndror për në hotel.
Fundi i shërbimit për ditën e tretë.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në aeroport.
Fluturimi me avion direkt në orën 10:40. Mbrritja në Tiranë në orën 13:30.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Price Includes
-
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
-
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
-
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
-
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
-
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
-
Price Excludes
-
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
-
Darka
-
Dreka
-
Gjithcka e papërmendur me sipër.
-
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
-
Taksa lokale për turistët 1.5/PERSONI/NATE
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Operatori përpiqet që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Kujdes: Cmimi i paketes eshte i ndryshushem pasi pasi eshte i lidhur ne kohe reale em kompanine e fluturimit/ Cmimin e sakte e kemi ne momentionm e rezervimi/ Pagesa e bere eshte e pa kthyshme/
Udhëtim në Amsterdam
DATAT E NISJEVE
►13-16 Mars €419/person
►18-21 Prill €439/person