top of page

Alberobello - Otranto - Taranto

4 dite  direkt me  avion

Detajet e turit

 

Dita e Parë:

 Fluturimi Tiranë - Bari. Nisja nga Tirana më 11.15. Mbrritja në Bari në orën 12.20. Nisja me Autobus për  në në Polignano al Mare. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Monopoli. Vizitë e shkurtër e Qytetit të Vjetër, Kështjellës së Kalos V dhe Katedralja e Monopolit. Nisja për në Alberobello. Vizitë e Shtëpive Tradicionale Konike Trullo. Vazhdon udhëtimi për në Brindisi. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit si: Colonne Terminali, Kalaja Aragonese, Kisha Shën Maria dhe San Giovanni. Sistemimi dhe Fjetje në Brindizi.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Lecce. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si: Basilica Santa Croce, Kisha e Shën Marisë, Piazza del Duomo dhe Sant’Oronzo, Porta Napoli, Kalaja dhe Amfiteatri. Vazhdon udhëtimi për në Otranto. Vizitë e shkurtër e Kështjellës Aragonese.  Vazhdon udhëtimi për në Gallipoli. Vizitë e shkurtër në Gallipoli. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.  

Dita e Tretë:

Mëngjes në Hotel. Nisja për në Taranto. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit, si Kështjella Aragonese, Katedralja Tarantos, Ponte Girovole, Lungomare, Rotonda, Borgo Antico. Vazhdon udhëtimi për në Matera. Vizitë në Qytetin e Gurtë të Shpellave. Vizitohen: Sassi, Katedralja e Materas, Kishat Rupestriane. Vazhdon udhëtimi për në Altamura. Vizitë e shkurtër e qytetit: Piazza Duaomo, Katedralja. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:

 Mëngjes në Hotel. Nisja me Autobus për  në Barleta. Vizitë në Barletta: Katedralja, Santa Maria Maggiore, Basilica Santa Sepolcro, Kalaja Svevo Barletta. Vazhdon udhëtimi për në Trani. Vizitë në Trani: Kështjella e Tranit, Basilica e San Nicolas, Vazhdon udhëtimi për në Bari. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit: Katedralja San Sabino, Basilica San Nicola, Kështjella Normanno Svevo, Piazza Mercantile.  Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23.20. Mbrritja në Tiranë në orën 00.15

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi Vajtje-Ardhje Tiranë - Bari.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Hotel.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

 

​Shenim  :  kujdes me  cmimin pasi  eshte   i  ndryshushem  dhe  cmimin e sakte e marin ne momentin e rezertvimit pasi  eshte ne kohe reale me kompanine e fluturimit / rezervimi eshte i pa anullushem dhe i pa  kthyshem .

 

Alberobello - Otranto - Taranto

 

DATAT E NISJEVE

Nisja: 06-03-2025

Çmimi Total  -  541€  per  dy persona

Nisja: 28-03-2025

Çmimi Total  -  478€  per  dy persona

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok

Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page